Gratë rome ngrenë zërin për diskriminimin që thonë se po u bëhen shtatzënave
Gratë rome ngrenë zërin për diskriminimin që thonë se po u bëhen shtatzënave

Gazetar: Avni Tahiri
Me porosinë “Shteti duhet të investojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksionit HIV dhe t’i japë fund deri në vitin 2030“ dhe “Ofrimi i mjeteve kontraceptive falas nga gjinekologët dhe mjeket amë” nga qendra e Shkupit, Iniciativa për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizari iu drejtuan Ministrisë së Shëndetësisë.
“Shteti duhet të investojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksionit HIV dhe t’i japë fund deri në vitin 2030.”
Përveç këtyre dy porosive, Aziza Sali, nga Iniciativa për të Drejtat e Grave rome tha se edhe pse shtatzënave rome u takon mjekim pa pagese, sipas hulumtimit të kësaj organizate, 98 % e tyre kanë paguar për testet laboratorike.
“Bëmë një hulumtim në komunat e Shuto Orizarës, të Shtipit dhe Kumanovës ku morëm rezultate tronditëse dhe mund të them që edhe pse u takon mjekim pa pagesë gjatë kohës së shtatzënisë dhe pas lindjes, erdhëm në përfundim se 80 % e grave paguajnë për eko ekzaminim dhe 98 % e grave kanë paguar për testet laboratorike edhe pse sipas programit të kujdesit aktiv shëndetësor për nënat dhe fëmijët për gratë që nuk kanë sigurim shëndetësor, nga hulumtimet tregojnë se një numër i madh i grave rome janë të detyruar të paguajnë për këto shërbime”, tha Aziza Sali – Përfaqësuese e Iniciativë për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizari.
Misioni i Shoqatës “Iniciativa për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizari” është që të ndihmojë, edukojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë rome duke ofruar informacion, shërbime sociale dhe ndihmë ligjore për vajzat dhe gratë rome. /Alsat.mk