Man. Siti ka vendosur që edhe njëherë tjetër të ‘thyejnë bankën’, kësaj radhe duke siguruar shërbimet e mesfushorit fantastik anglez, Xhek Grealish nga Aston Villa.
Grealish u transferua për shifrën e 100 milionë funteve tek “Citizens” nga Aston Villa, për të hyrë në histori të kampionatit anglez si transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier League, duke thyer rekordin paraprak të mbajtur nga Pol Pogba që e mbante me 89 Milionë funte, kur Junajtedi vendosi të rikthej futbollistin në “Old Trafford” nga Juventusi.
Listën e Top 5 futbollistëve më të shtrenjtë në Premier League ndonjëherë e vazhdojnë Hari Megaire i cili u transferua nga Leiceter tek Junajtedi për 80 Milionë funte, kurse pozitat 4 dhe 5 i ndajnë Romelu Lukaku dhe Virxhil van Dijk duke u transferuar tek klubet Man. Junajted, respektivisht Liverpul, për shumën e 75 milionë funteve. 25 vjeçari tregoi prapaskenat e transferimit në një intervistë për uebfaqen e Man. Sitit.
“Kishte shumë arsye përse vendosa të vij këtu, por të punoja me menaxherin ishte një mundësi që nuk mund ta refuzoja. Edhe lojtarët që janë këtu ishin një pjesë e madhe e vendimit tim, tani dua të jap më të mirën për këtë skuadër. Të gjithë e dinë që unë e admiroj Kevin (De Brujne) dhe do të jetë një ëndërr e bërë realitet të luaj me të. Shpresoj që periudha ime këtu të jetë e suksesshme”, deklaroi Grealish.









