Green Coast, projekti i arritjeve të mëdha arkitekturore
Green Coast, projekti i arritjeve të mëdha arkitekturore

I shtrirë mes malit dhe detit, në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, Green Coast
është një nga projektet më të rëndësishme turistike në vend. Me qëllimin që ky zhvillim të jetë në
harmoni me bukuritë natyrore të zonës ku shtrihet dhe me vizionin për të sjellë një model të
qëndrueshëm të turizmit, ky projekt vjen me një arkitekturë unike nga studio prestigjioze, Emre-
Arolat Architecture, e vlerësuar me çmime të rëndësishme si “Mies van der Rohe”, çmimi “Aga
Khan” për Arkitekturën, “Museum-Designs of the Year”, si dhe e nominuar këtë vit me projektin
Green Coast në “World Architecture Festival”.
Në zhvillimin e mëtejshëm të tij, projekti Green Coast shkrihet mjaft natyrshëm me relievin
shkëmbor të zonës. Çdo tipologji njësie është unike, me aplikime të ndryshme të materialeve në
eksterier dhe lëvizjeve volumetrike, duke mos u përfaqësuar nga volume agresive, por që i
përshtaten relievit të zonës. Pikërisht ky reliev ka qenë avantazhi, por njëkohësisht edhe sfida më
e madhe e projektit, për të shkrirë në mënyrë sa më natyrale objektet e banimit dhe hapësirat e
gjelbëruara. Trajtimi i këtyre hapësirave të gjelbëruara ka qenë synimi më i rëndësishëm i Green
Coast, për të sjellë një zhvillim që nuk i imponohet natyrës, por përpiqet t’i shtojë vlerën dhe të
bëhet pjesë integrale e saj.
Si një projekt “eco-friendly”, Green Coast i ka kushtuar rëndësi të veçantë mbrojtjes së burimeve
natyrore dhe ka ndjekur një qasje krejtësisht novatore, duke grumbulluar “top-soil”-in, thënë
ndryshe shtresën e sipërme të dheut, e cila mbart të gjitha farat e bimësisë endemike të zonës. Ky
“top-soil” do të përdoret më pas përgjatë gjithë zhvillimit të ri, duke risjellë kështu bimësinë
makize dhe duke e pasuruar atë vazhdimisht. Projekti Green Coast parashikon të ketë 70,000 m 2
korridore dhe tarraca të gjelbëruara, të cilat do të kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme gjatë
gjithë vitit.
Njësoj si me bimësinë, edhe gurët karakteristikë të zonës janë një aspekt i rëndësishëm i
arkitekturës në projektin Green Coast. Krahas infrastrukturës së përgjithshme, këto gurë lokalë,
bashkë me bimësinë makize, gjenden në të gjitha rrugët komunikuese që lidhin objektet me
shëtitoren buzë detit, si dhe në shkallare të ndryshme të konceptuara për këmbësorët dhe të
rrethuara me gjelbërim.
Përmes një arkitekture që respekton dhe i përgjigjet natyrës në mënyrë organike, ky projekt
synon të sjellë zhvillimin dhe inovacionin që do ta rendisin Rivierën Shqiptare në listën e
destinacioneve më të lakmuara për turizëm dhe investim, jo vetëm për shtetasit shqiptarë, por
edhe për të gjithë turistët e huaj, që po preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për të pushuar
dhe investuar.