Grekët të frikësuar nga lufta: Media turke po nxit zjarrin

Mediat greke kanë raportuar mbi zhvillimet Athinë-Ankara, duke deklaruar se një media turke pro qeveritare po stimulon një atmosferë armiqësore kundër Greqisë.

“Proto Thema” shkruan se gazetarët dhe analistët turq flasin madje dhe për një pushtim ushtarak të ishujve të Egjeut. Duke cituar CNN turk, mediet greke raportojnë se  analistët  “thurin” plane se kur do të  jetë koha më e përshtatshme për Turqinë, për të pushtuar ishujt grekë. Sipas “Proto Thema”, analisti gjeo-strategjik, Abdullah Çiftçi, shpjegon pushtimin e ishujve grekë, duke ilustruar aksionin turk nëpërmjet një harte, në të cilën ka ndryshuar emërtimet e ishujve  në emra turq. /abcnews

LEXO EDHE:

Back to top button