Greqi, 667 raste të reja me koronvirus dhe 8 viktima

Koronavirusi ka shpërthyer frikshëm në Greqi në 24 orët e fundit, pasi janë regjistruar 667 raste të reja. Rritja është shumë e ndjeshme në krahasim me një ditë më parë që ishin 438 raste pozitivë.

45 nga personat e infektuar u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet vendit fqinj nga pikat kufitare. Të infektuarit janë karantinuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Greqi me shifrat e sotme arrin në 26469 nga të cilët 55.6% janë burra.

Ndërkohë që përsa i përket viktimave sot ka pasur një ulje, pasi fatalitetet kanë qenë 8, 3 më pak se një ditë më parë.

Nga fillimi i pandemisë janë 528 personat që kanë ndërruar jetë.

LEXO EDHE:

Back to top button