Greqi, Kikilias: Sistemi shëndetësor është në kufijtë e tij

Sistemi shëndetësor i vendit, veçanërisht në Atikë, është në kufijtë e tij, tha sot ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias, në konferencën e drejtpërdrejtë në lidhje me situatën e pandemisë.

“Personat e moshës midis 20 dhe 50 vjeç udhëheqin numrin aktual të infektimeve me COVID-19”, shtoi Kikilias.

Ministri vlerësoi përpjekjet e jashtëzakonshme për të forcuar sistemin kombëtar shëndetësor, duke përmendur se një spital mesatarisht me 200 shtretër plotësohet me pacientë COVID-19 çdo ditë.

Ai njoftoi se që nga e sot spitali “Errikos Dinan” (Henri Dunant) dhe spitali i përgjithshëm “Sismanogleio” do të kryejnë rotacion për pacientët COVID-19, ndërsa dy klinika të tjera private kanë ofruar të sigurojnë shtretër për pacientët Covid.

Në konferencë, drejtori i rajonit të Atikës, Giorgos Patoulis, gjithashtu, president i Shoqatës Mjekësore të Athinës, përsëriti thirrjen e Kikilias për mjekët e tjerë për t’iu përgjigjur “përpjekjes kombëtare” dhe për të ndihmuar shërbimet shëndetësore të Atikës të përballen me mbingarkesën e infeksioneve.

LEXO EDHE:

Back to top button