Greqia veriperëndimore nën kufizime më të rrepta bllokimi

Rajoni i Kozanit, Greqia veriperëndimore, do t’u nënshtrohet kufizime më të rrepta javore, njoftoi sot zëvendësministri për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias, në konferencën të drejtpërdrejtë në lidhje me pandeminë.
“Fakti që 73,2% e rasteve aktive dhe ata që kanë rënë në kontakt të ngushtë me ta, shoqërohen me udhëtime dhe vizita në komuna të tjera brenda rajonit të Kozanit, na detyron të vendosim masa më të rrepta në të gjithë rajonin”, theksoi ai.
Si rrjedhojë, shtetrrethimi në rajonin e Kozanit do të fillojë në 18:00 (tri orë më herët se në rajone të tjera greke) dhe do të zgjasë deri në 05:00 të ditës pasuese.
Punonjësit që duhet të shkojnë në punë do të duhet të pajisen me leje speciale të lëshuara nga punëdhënësit e tyre.
Kishat dhe të gjitha vendet e adhurimit do të mbyllen dhe të gjitha shërbimet do të ndalohen, përveç funeraleve, të cilat do të kufizohen në 10 të pranishëm.
Hardalias vuri në dukje se ekipet mjekësore nga EODY, së bashku me personelin e Mbrojtjes Civile dhe ekspertët e shëndetit, po drejtohen në Kozani për të ndihmuar në kontrollimin e situatës.