Greva e transportit publik shkaktoi kaos, qytetarët dhe nxënësit mbetën në rrugë

Greva e transportit publik shkaktoi kaos, qytetarët dhe nxënësit mbetën në rrugë

Gazetar: Avni Tahiri

Greva e transportit publik shkaktoi kaos nëpër rrugët e Shkupit. Qytetarët, por dhe nxënësit mbetën në rrugë. Ata thonë se ishin të detyruar të kërkojnë alternativa për të mbërritur në vendet e punës apo në shkollë. Sindikatat e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik thonë se janë të detyruar të mos punojnë për shkak të situatës së rëndë financiare.

“Zakonisht këto dy stacione të transportit publik janë të stërmbushur me qytetar të cilët presin autobusin por sot janë të paktë qytetaret që janë këtu, dhe ato që janë këtu nuk presin autobusin për shkak të grevave që janë bërë në të gjithë qytetin e Shkupit nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik, ndërsa këto qytetarë sot presin taxi për të shkuar në vendet e tyre të punës apo në shtëpi”, raportoi Avni Tahiri, gazetar.

Ndërsa në mesin e atyre që prisnin taksi në vend të autobusëve të transportit publik ishin edhe nxënësit të cilët ktheheshin nga shkolla.

“Si shkove në shkollë sot? Po shkova me autobusë ndërsa pas orës 9:00 nuk kishte autobusë, autobus nuk ka pas orës 9:00 nuk je i informuar? Po jam i informuar dhe e thirra babain të vijë të me merr, po e rëndë është për ata të cilët presin autobusë”, u shpreh një nxënës.

“Shkoj për në fushë Topanë, jam kthyer nga shkolla, në çfarë mënyrë do të shkoni? Nuk e di, me taksi, nuk e dimë çfarë do të bëjmë, na thanë se do të zgjasë dy javë. Sa është e vështirë të udhëtohet me taksi çdo ditë, është e vështirë dhe varet nga financat”, tha një tjetër nxënës.

Përderisa qytetaret ishin në kërkim të alternativave për transport, të punësuarit e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik janë në pritje të pagës së dhjetorit.

“Është revolt i madh nga punëtoret që janë në NQP sepse që një vit luajnë me ndjenjat e punëtoreve ku subvencionet nuk i japin dhe ne nuk i kemi marrë pagat siç duhet. Çfarë do tu thuash qytetarëve? Ne kërkojmë falje nga ana jonë sepse ishte koha që ne të marrim një iniciativë të tillë dhe duhet ta kuptojnë edhe qytetarët sepse ishte e nevojshme që ta bëjmë këtë proteste sepse pa të holla as ne nuk mund të punojmë”, deklaroi Roni Qerimi, anëtar i sindikatës së NQP-së.

Autobusët e transportit publik ndërprenë punën e tyre në orën 9 të mëngjesit dhe më pas të punësuarit u stacionuan para godinës së qytetit të Shkupit për të shprehur revoltën e tyre. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button