Grevina: Ligjet e UEFA-s, vlejnë për të gjithë në Seria A

Presidenti i Lega Serie A, Gabiele Gravina ka paralajmëruar të gjitha klubet e Seria A, se ligjet e UEFA-s vlejnë për të gjithë. Gravina ishte mysafirë në radio “Anchi’io Lo Sport”, kur komentoi mbi mundësinë e përjashtimit të Juventusit nga Serie A.
Gravina u pyet se kush ka të drejtë në betejën e UEFA-së me tre klubet e mbetura në Superligë.
“Mendoj që është një gabim strategjik, i metodës së punës, që fatkeqësisht është në kontraditë me botën e sportit dhe të futbollit dhe mungesa e dialogut. Unë mendoj që palët duhet të debatojnë e të konfrontohen më shumë, duke kontribuar në një proces. Nuk ka lidhje me vetëm Superligën, por edhe me orarin e ngjeshur, Boterori 2022 që do të prish sezonin”, shtoi ai.
Ai deklaroi se nuk ishte në dijeni të Superligës Evropiane.
“Unë personalisht jo. Ka pasur biseda dhe thashetheme që qarkullonin, por kurrë me atë “dhunim” që ndodhi në 48 orë. Unë uroj që kjo “betejë” të mbarojë ndërmjet klubeve dhe UEFA-së, shpresoj që “dora e hekurt” e UEFA-së të mbarojë. Kjo gjë nuk i bën mirë as Juventusit as futbollit italian”, tha presidenti Gravina.
Ai u pyet nëse do të ketë sanksione për Juventusin.
“Jo, kemi thënë tashmë që Federata i respekton rregullat, rregullat parandalojnë dhe nuk na lejojnë që kampionati jonë të lejojë ose të pranojë principe tjera që janë jashtë UEFA-së”, përfundoi Gabiele Grevina.