Gripshi do të respektojë deri në fund kontratën me Balkanin

Nazmi Gripshi padyshim është lojtari më i lakmuar për klubet tjera falë përformancës së jashtëzakonshme me Ballkanin, në Ligën e Konferencës dhe në Superligë.
Përkundër interesimeve për të, ylli shqiptar dëshiron të qëndroj edhe më tej te skuadra ku po shkruan historinë.
“Kam kontratë me Ballkanin, ajo ishte dëshirë e miqve të mi që t’i dhuroj fanellën e Ligës së Konferencës”, tha Gripshi, duke mohuar se po largohet.
Kujtojmë se Gripshi është duke bërë paraqitje shumë të mira me klubin suharekas, ku me këtë rast ka marrë vlerësimet më të larta nga bota e sportit në vend dhe jashtë vendit. /IndeksOnline/