Grizman, u bë golashënuesi i tretë tek Atletiko Madridi

Reprezentuesi francez Antoan Grizman shënoi dy gola dhe solli një triumf të madh për Atletiko Madridin në transfertë ndaj Betisit.

Sulmuesi francez, i cili pranoi të rikthehej në klubin madrilen, shënoi në momentet kyçe të ndeshjes ndaj “Benito Villamarin” duke sjell gëzim skuadrës së Diego Simeones, e cila renditet në pozitën e tretë.

Me dy golat, sulmuesi madrilen u ngjit në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit. Tani ai qëndron në vendin e tretë me 147 goditje. Para tij janë Luis Aragones me 172 dhe Adrian Eskudero me 169 gola.

Ndryshe reprezentuesi francez veshi për herë të parë fanellën e Atletikos në vitin 2014.

LEXO EDHE:

Back to top button