Grozhan do të drejtojë makinën e Hamiltonit?!

Piloti francez Romain Grozhan, që këtë vit nuk garon në Formula 1, pas një muaji do të ulet në sediljen e makinës kampione të botës së Luis Hamiltonit. Vitin e kaluar Grozhan ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm në Bahrein, ku makina e tij “Haas” u përplas me barrierat mbrojtëse, u nda në mes, dhe u përpi nga flakët. Për fat, piloti arriti të mbijetojë dhe kjo është konsideruar një mrekulli.

 

Kjo garë ishte e fundit e Grosejan në Formula 1, që këtë vit garon në IndyCar. Gjithsesi, Mercedes ka kërkuar t’i japë një fund të bukur karrierës së francezit, duke i dhënë mundësi të pilotojë makinën e vitit 2019 të Luis Hamiltonit në pistën “Paul Rishard”, në prag të garës së Çmimit të Madh të Francës.

“Një mundësi e jashtëzakonshme për mua. Falënderoj Toto Volf që e mbajti fjalën, duke më dhënë shansin të pilotoj makinën “Mercedes”. Do të pilotoj me “Mercedes”-in, para publikut tim, në pistën e shtëpisë, si një mbyllje e karrierës time”, tha mes tjerash Grozhan.

LEXO EDHE:

Back to top button