Gruaja e akuzon Lukas Hernandezin publikisht për tradhti

Amelia de la Osa Lorente, bashkëshortja e futbollistit Lukas Hernandezit, ka publikuar një mesazh mbresëlënës në ‘stories’ e saj në “Instagram”, kushtuar mbrojtësit të Bajern Munihut dhe influencueses Kristina Buçino.
“Tani mund të ndalosh së luajturi me dy porta, Lukas Hernandez. Po ta jap ty, Kristina Buçino. Mos harro se ke dy fëmijë, që nuk vjen t’i shohësh”, shkroi Amelia Lorente, duke lënë të kuptohet se Lukas Hernandez dhe Kristina Buçino kanë një marrëdhënie sentimentale.
Lukas Hernandez dhe Amelia de la Osa Lorente, të cilët u martuan më 2 qershor 2017 në Las Vegas, pavarësisht urdhrit të ndërsjellë të mbrojtjes me të cilin u dënuan në shkurt të atij viti, kanë pasur ulje-ngritjet e tyre gjatë marrëdhënies martesore.
Futbollisti dhe partnerja e tij kishin një përplasje të fortë për të cilën u dënuan më 27 shkurt 2017 me 31 ditë pune në komunitet. Krimi për të cilin u dënuan ishte abuzimi në mjedisin familjar.
Në qershor 2017, Lukas Hernández u arrestua në aeroportin “Adolfo Suarez Madrid-Barajas” pasi kaloi një nga kontrollet e sigurisë me Amelia Lorente dhe verifikoi që urdhri i ndalimit ishte shkelur. Për këtë arsye, Lukas Hernández u transferua në komisariat dhe kaloi një natë në burg.