Bashkëshortja e Cesk Fabregasit në mbrojtje të familjes Mesi

Lajmi i bujshëm se Lionel Messi ka tradhtuar bashkëshorten me një gazetare argjentinase ka bërë xhiron e botës, aq sa u përfol për një krizë në çift dhe një kërkesë për divorc nga Antonela Rokuzo. Sipas mediave të ndryshme, sidomos ato në Spanjë, Mesi dhe Rokuzo po përballen me krizën më të madhe në 15 vitet e martesës së tyre. Lajmet pretendojnë se Mesi ka pasur një lidhje me gazetaren Sofia Martinez.
Megjithatë, e para që ka dalë në mbrojtje të Mesit është gruaja e Cesk Fabregasit, e cila ka mohuar lajmet se kampioni i botës ka tradhtuar. Daniella Siman, gruaja e Fabregasit, ish-lojtarit të Arsenalit, Barcelonës dhe Çellsi-t, Fabregas, ka hedhur poshtë zërat.
“Çfarë lajmi është ky që nuk ka kuptim…dhe nuk ka asgjë të saktë”.
Fabregas dhe Siman rregullisht kalojnë pushimet me Mesin dhe Rokuzo-n. Messi dhe Fabregas luajtën së bashku si të rinj në akademinë La Masia. Më pas ata luajtën për tre vjet në ekipin e parë të Barcelonës.