Gruaja e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë pas një viti

Gruaja e liderit koreano-verior Kim Jong Un është shfaqur për herë të parë pas një viti.
Ri Sol-ju iu bashkua bashkëshortit të saj në një koncert të martën për ditëlindjen e babait të ndjerë të Kim. Ajo e shoqëronte shpesh liderin në evente të mëdha në të kaluarën, por nuk ishte parë në publik që prej janarit të vitit të kaluar.

Mungesa e saj nxiti spekulimet për probleme në gjendjen e saj shëndetësore ose shtatzëni të mundshme, raporton BBC.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës në Korenë e Jugut raportoi se Ri ishte duke shmangur daljet në publik për shkak të Covid-19 dhe mund të ketë kaluar kohën pranë fëmijëve të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button