" "
Artisti iranian Ahad Saadi pikturoi gruan e ëndrrave vite më parë pas kërkesës të nënës së tij për t’u martuar. “Unë dua dikë të tillë“, tha ai pasi përfundoi portretin, të cilin më pas vendosi ta përfshijë në ekspozitën që organizoi në vitin 2009. Artistja e shquar iraniane Parisa Karamnezhad gjithashtu mori pjesë në ekspozitë.
Karamnezhad mahniti shumë njerëz në sallë, veçanërisht Saadiun, për ngjashmërinë e madhe me portretin. Saadi, i cili ra në dashuri me shikim të parë arriti ta bënte për vete Karamnezhad. Duke e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, e cila nisi një vit e gjysmë pas ekspozitës, dyshja treguan historitë e tyre të jashtëzakonshme të dashurisë.








