Grupet në Facebook u ekspozohen qindra postimeve të rreme, sipas një studimi

Grupet në Facebook u ekspozohen qindra postimeve të rreme, sipas një studimi

Anëtarë të grupeve në Facebook janë ekspozuar ndaj qindra postimeve mashtruese, duke përfshirë raporte të rreme të fëmijëve të humbur ose gjarpërinjve vdekjeprurës në liri, tregoi një studim.

Organizata për kontrollin e fakteve “Full Fact” gjeti më shumë se 1200 postime të rreme në grupet e rrjetit social në të gjithë botën dhe paralajmëroi se këto ishin ndoshta vetëm “maja e ajsbergut”.

Këto postime mund të çojnë që njerëzit të “mbyten me informacione të rreme” dhe janë “të dizajnuara për të tmerruar komunitetet lokale”, tha “Fact Fact”. Organizata shtoi se mund të nënkuptojë se postimet e vërteta rreth rreziqeve kishin më shumë gjasa të injoroheshin.

Është e paqartë pse po përhapet kjo përmbajtje, megjithëse “Full Fact” tha se mund të jetë një mënyrë për të fituar para ose për të promovuar një produkt ose shërbim. Shpesh një postim redaktohet pasi ka fituar pëlqime, raportoi Guardian.

Hetimi i “Full Fact” zbuloi se dezinformata ishte e pranishme në më shumë se 100 zona në Britani nga Dundee në Skoci deri në Bicester në Oxfordshire. Në Dundee, u pretendua se një vrasës serik ishte rrugëve.

LEXO EDHE:

Back to top button