Grupi G, më i vështirë dhe më emocionues

Grupi më i vështirë dhe më emocionues në Botërorin e Katarit, që fillon javën e ardhshme, është Grupi G, ku bëjnë pjesë Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni. Kështu e vlerëson “ELO Ranking”. Kjo e fundit ka zhvilluar një sistem vlerësimi të ekipeve kombëtare bazuar në një sërë kriteresh: diferenca me të cilën është arritur fitorja, rëndësia e ndeshjes, avantazhi i fushës vendase… renditja zyrtare e FIFA-s.
“ELO Ranking” krahason dhe vlerëson grupet më të vështira të Kupës së Botës që nga viti 1970. Më pas grupi që përfshinte Anglinë, Brazilin, Çekosllovakinë dhe Rumaninë u shpall më i vështiri. Ai grup ka mbetur më i vështiri edhe sot e kësaj dite, dhe i njëjti burim bën të ditur se grupi G i këtij Botërori është i gjashti në listën e grupeve më të vështira në historinë e Kampionatit Botëror.
Grupet më të vështira të ËC 2022 sipas ELO:
Grupi G: Brazil, Zvicër, Serbi, Kamerun 1901 pikë
Grupi E: Spanjë, Gjermani, Japoni, Kosta Rika 1885
Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Kanada, Marok 1868
Grupi C: Argjentinë, Meksikë, Poloni, Arabi Saudite 1849
Grupi D: Francë, Danimarkë, Australi, Tunizi 1846
Grupi B: Angli, Iran, SHBA, Uells 1831
Grupi X: Portugali, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana 1816
Grupi A: Holandë, Ekuador, Senegal, Katar 1808