Grupi i parë i ushtarëve ukrainas përfundon trajnimin amerikan në Gjermani

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas përfundon trajnimin amerikan në Gjermani

Grupi i parë prej 635 luftëtarësh ukrainas ka përfunduar një trajnim të avancuar pesë-javor amerikan në Gjermani mbi aftësitë e sofistikuara luftarake dhe mjetet e blinduara, tha Pentagoni më 17 shkurt.

Trupat iu nënshtruan një kursi intensiv që i përgatit ata të marrin automjetet luftarake Bradley dhe M109 Paladins në fushëbetejë, shkruan REL.

Stërvitja pritet të jetë vendimtare në ofensivën e ardhshme të pranverës kundër rusëve.

Një grup i dytë prej rreth 710 trupash ukrainase ka mbërritur në zonën e trajnimit Grafenwoehr të Gjermanisë, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder.

Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli i Bashkimit Evropian krijoi një mision për ndihmë ushtarake në Ukrainë (EUMAM Ukraine) – misionin e parë të këtij lloji, të cilin BE-ja e ndërmerr kolektivisht.

LEXO EDHE:

Back to top button