Guardiola: Dy ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për sezonin

Pep Guardiola pranon se Man. Siti duhet të ndryshojë dinamikën sa më shpejt, një koment që vjen dy ditë pasi “qytetarët” u rrëzuan në një humbje tronditëse 3-1 ndaj Bodo/Glimt në Norvegji. Shpresat e Sitit për titullin në Premier Ligë janë goditur pas një serie prej katër ndeshjesh pa fitore, një sekuencë që përfshin edhe humbjen demoralizuese të së shtunës në derbi ndaj Man. Junajted.

Tani perspektivat e tyre për të siguruar një vend automatik në 16 të fundit në garën evropiane varen nga një ndeshje vendimtare e fazës së fundit të ligës kundër Gallatasaraj javën e ardhshme.

“Ne kemi disa departamente pa lojtarë të rëndësishëm që i japin qëndrueshmëri ekipit. Ata janë paksa të brishtë, siç ishin sezonin e kaluar në një periudhë të caktuar të tij”, tha trajneri Pep Guardiola.

 

“Shumë lojtarë kanë bënë një hap përpara, por ne duhet ta ndryshojmë dinamikën sa më shpejt të jetë e mundur për ndeshjen tjetër kundër Vulverhemptonit dhe pas saj për ndeshjen e fundit kundër Gallatasaraj”, tha spanjolli.

LEXO EDHE:

Back to top button