Guardiola: Edhe “Etihadi” është i vështirë, Liverpulli nuk ka fituar atje plot 8 vite

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, foli për “Sky Sport”, pas barazimit 1-1 në “Anfield” kundër Liverpullit në ndeshjen e tij të fundit ndaj Klopit, si trajner i “The Reds”.

“Ne filluam shumë mirë, por ata janë një ekip i jashtëzakonshëm. Ne patëm momentet tona. Ata kishin të tyren. Mënyra se si ata luajnë nuk është e lehtë. Le të marrim këtë pikë. Në pjesën e parë patëm momentum, shumë raste. Dhe pasi pranuam penalltinë, vuajtëm. Ishte një ndeshje e mirë për shikuesit.”

 

Për acarimin e Kevin de Bruyne në zëvendësimin.

 

“Mirë. Keni një shans ndeshjen tjetër për ta provuar atë. Ne kemi nevojë për një lojtar që mund të mbajë topin. Nuk ka të bëjë me presionin. Kovaçiç është vërtet i mirë në këtë. Ne ishim të kënaqur me Kevinin. Është nuk është problem, jemi mirë”.

 

Për atmosferën?

 

 “E di sa e vështirë është në Anfield. Është gjithashtu e vështirë në “Etihad”, Liverpulli nuk ka fituar atje për tetë vjet. Ne tregojmë se të dyja skuadrat janë kundërshtarë të jashtëzakonshëm. Unë do të preferoja një fitore, por ata e vërtetojnë këtë shumë vite me cilësinë që kanë. Ishte mirë nga të gjithë”.

 

Për Jurgen Klopin?

 

“Nuk do të kishim nevojë për një përqafim për të treguar këtë respekt. Ai mbron klubin e tij, unë mbroj timin. Historia jonë flet vetë. Ka ende 10 ndeshje përpara, shumë mund të ndodhin.”

LEXO EDHE:

Back to top button