Guardiola: Ende nuk e dijmë se kur do të rikthehet Halandi

Man. Siti shpreson që dëmtimi që e la jashtë fushave Erling Haaland fundjavën e kaluar të mos jetë është serioz. Sulmuesi norvegjez nuk luajti në fitoren 1-0 të Sitit në Premier Ligë kundër Lidsit për shkak të një problemi të paspecifikuar që pësoi në stërvitjen para ndeshjes.

Trajneri Pep Guardiola nuk dha një tregues të qartë se kur mund të kthehet 25-vjeçari, por çështja nuk mendohet të jetë një shqetësim i madh. Haaland, i cili ka shënuar 29 gola në të gjitha garat këtë sezon, do të vlerësohet para ndeshjes të së mërkurës me Nottingham Forest në stadiumin Etihad.

“Nuk kam një përgjigje tani për tani,” tha Guardiola, që shtoi.

“Ai nuk ishte gati për sfidën e kaluar, por do të shfrytëzojmë këto ditë për ta vlerësuar. Kemi ndeshjen me Notingam në mesjavë dhe atë me Njukasëllit në FA Cup të shtunën”, shtoi Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button