Guardiola gjen zëvëndësësimin e Kajll Uallkerit te Bajer Leverkuzeni

Man. Siti raportohet se ka identifikuar pasardhësin afatgjatë të Kajll Uallkerit dhe ai është një lojtar i cili ka dalur nga akademia e tyre. Ualker ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në Premier Ligën në pozicionin e tij për më shumë se 15 vite, ku ka veshur edhe fanellën e Tottenhamit. Shpejtësia e tij ishte një ndër atributet kryesore të lojës së tij, ndërsa edhe në aspektin defanziv ai është përmirësuar dukshëm me kalimin e viteve.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Guardiola ka identifikuar yllin e Leverkuzenit, Xheremi Frimpong si zëvendësues afatgjatë të Ualkerit.

Reprezentuesi holandez ka shkëlqyer këtë sezon nën urdhrat e Çabi Alonsos, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në Bundesliga. Aftësitë e tij defanzive ishin vënë në pikëpyetje në të kaluarën, veçanërisht nga përzgjedhësi i Holandës, Ronald Kuman, por Guardiola ka dëshmuar se ai mund të stërvitë lojtarë dhe t’i ndihmojë ata të përmirësojnë aspekte të caktuara të lojës së tyre.

Tekniku spanjoll e njeh mirë Frimpongun, pasi ai ka kaluar plotë nëntë vite në akademinë e Man. Sitit mes viteve 2010 dhe 2019.

Raporti shton tutje se Frimpong ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh dhe kjo mund ta detyrojë Sitin që të bëjë biznesin e tyre më herët, pasi ka edhe klube të tjera në garë për shërbimet e lojtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button