Guardiola kërkon zgjimin e Man. Sitit ndaj Liverpullit

Man. Siti po kalon në një krizë rezultatesh këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, nuk ka mundur të gjejë fitoren në 6 ndeshjet e fundit. Para ndeshjes me Liverpullin, Pep Guardiola tha disa fjalë të mëdha.

“Pas Anfieldit kemi edhe tre ditë më pas, një tjetër, një tjetër deri në fund. Në momentin e duhur, klubi, së pari unë, do të marr një vendim që duhet të merret për të mbajtur Man,Sitin për shumë vite në vazhdim. Dhe unë dua të jem këtu! Kërkova të isha këtu”, u shpreh Guardiola.

Kujtojmë që Man. Siti, do të udhëtoj në “Anfield”, ku do të përballet në superndeshjen e kësaj fundjave kundër Liverpullit, me ndeshjen që fillon në orën 17:30./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button