Guardiola: Kevin De Bryjne do të luajë vetëm kur të jetë 100 % gati

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, ka dhënë një përditësim shqetësues në lidhje me situatën e mesfushorit belg Kevin De Brujne. Ai nuk luan prej kohësh për shkak dëmtimi.

Mesfushori belg nuk është paraqitur në stërvitje që prej ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Inter në shtator, kur u detyrua të largohej në pjesën e parë. Ai pati një problem fizik në kofshë.

“Unë do të doja t’ju tregoja se kur ai mund të kthehet, por nuk di asgjë të sigurtë. Madje edhe unë vetë do të doja të dijë se kur do ta kem në dispozicion, pasi në këto momente kemi nevojë për lojtarë”, tha Guardiola.

 

 

“Ai po ndihet dita-ditës më mirë kur stërvitet, por për të shkuar në nivelin që na nevojitet për konkurrencë duhet kohë, pasi ende ka dhimbje. Kevin duhet të ndihet në 100% të formës për të shprehur talentin e madh që ka. Kjo është arsyeja pse unë nuk jam mjek dhe nuk nxitohem. Ai ndihet më mirë, por jo shkëlqyeshëm për të luajtur ashtu si e njohim ne. Shpresojmë se kjo mund të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar në nëntor”, u shpreh trajneri i Man. Sitit.

LEXO EDHE:

Back to top button