Guardiola konfirmon mungesën e madhe në prag të sfidës ndaj Çellsit

Skuadra e Man. Sitit do të prezantohet si kampione e Anglisë për të katërtën herë radhazi. Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, ka folur në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së parë të madhe të kampionatit, ku ka përshkruar edhe disa situata në merkato.

E para është e ardhmja e Zhoao Kanselo-s, i freskët nga huazimi i tij te Barcelona, sezonin e kaluar. Ka zëra se blaugranët janë të interesuar për ta blerë atë.

“Ai është ende me ne. Të shohim, ndoshta do të qëndrojë ose do të ikë sërish në huazim. Ai sillet shumë mirë gjatë stërvitjes”.

 

Po kështu, trajneri spanjoll ka konfirmuar lajmin e dhënë nga Kalvin Fillips, i cili tani është larg Mançesterit.

 

“Duket se ai do të shkojë në huazim te Ipsuiçi. Është afër. Mendoj se gjithçka është bërë tashmë. Ai ka vendosur të shkojë atje. Ne menduam se këtu nuk do të merrte minutat që meritonte”.

 

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, lajmi se Rodri do të mungojë në debutimin ndaj Çellsit.

 

“Rodri kKa bërë zero stërvitje me ne, nuk është gati”.

LEXO EDHE:

Back to top button