Guardiola me futbollistët e Akademisë së Man. Sitit do të përballet me Totenhamin?!

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do të rrezikojë me skuadrën e tij të parë në ndeshje kundër Totenham, në “Carabao Cup”, ditën e mërkurë. “Qytetarët” do të luajnë në fushën e Spurs në raundin e katërt, por në fushë mund të zbresë një skuadër krejt ndryshe nga ajo e mësuar të shohim zakonisht.

Pep Guardiola kërkon të tregohet i kujdesshëm që të mos pësojë lëndime, me Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve që janë dy objektivat e tij kryesorë. Katër ndeshjet e ardhshme të Man. Sitit para pushimit ndërkombëtar të nëntorit, janë të gjitha jashtë shtëpisë.

“Ne folëm për këtë me skuadrën. Duhet të kujdesemi për veten tone, për lojtarët, të flenë shumë, të përdorin pije dhe ushqim të mirë, stërvitje dhe rikuperim”, u shpreh trajneri spanjoll për sfidën e radhës së kampionëve të Anglisë. Do të doja të kisha të gjithë në dispozicion, por nuk është e mundur. Kemi edhe dëmtime, ndaj në pozitat që jemi aktualisht do të na duhet të bëjmë më të mirën, duke marrë edhe disa vendime,” ka thënë fillimisht Guardiola.

 

“Unë mendoj për ndeshjen ndaj Tottenham dhe ndoshta do të luajnë titullarë disa lojtarë nga Akademia e Man. Sitit. Do të shohim edhe këto 2-3 ditë para se të vendosim. Sigurisht që ne shkojmë atje për të fituar, por objektivi kryesor është Bornemauti në kampionat, Sportingu në Ligën e Kampionëve dhe më pas Brajtoni sërish në Premier Ligë”, tha Guardiola.

 

“Ne do të marrim një vendim dhe nëse lojtarët janë mirë ata mund të luajnë kundër Spurs në Carabao Cup. Por, nëse ndonjëri prej tyre nuk është gati apo ka ndonjë dyshim, nuk do të rrezikojmë. Kjo është e sigurtë”, tha Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button