Guardiola: Ndoshta është koha që dikush tjetër të bëhet kampion
Mançester Siti humbi 2 me 1 përballë Brajtonit. Një humbje që është e katërta radhazi për Sitin në të gjitha kompeticionet, ndërsa dhe e para në karrierën e Pep Guardiolës. Pas ndeshjes foli trajneri spanjoll i Sitit.
“Lojtarët kanë luajtur me të vërtetë mirë kështu që nuk kam peng. Ishin të mrekullueshëm në shumë mënyra. Brajton ishte shumë mirë me topin. Në pjesën e parë ishim shumë mirë dhe brilantë. Në pjesën e dytë, bënë ndryshime që ne nuk mund t’i bëjmë tani, dhe humbëm ndeshjen. Duhet të numërosh fitoret dhe humbje dhe ne fitojmë shumë. E di që është hera e parë(katër humbje radhazi) dhe të gjithë duan të flasin për të. Nuk është mirë të mposhtesh dy herë radhazi. Pas fitimit të gjashtë titujve të Premier Ligës në shtatë vjet, ndoshta është koha që dikush tjetër të bëhet kampion. Kjo është sfida ime dhe unë i dua sfidat dhe nuk do të tërhiqem më shumë se kurrë,” u shpreh ndër të tjera Guardiola.