Guardiola pranon se Arsenali mund të arrijë 100 pikë në Premier Ligë

Trajneri i Man. Sitit, Josep Guardiola, theksoi se Arsenali i Londrës do të shënojë 100 pikë këtë sezon.

 

“Ata do të arrijnë në 100 pikë, nëse luajnë me mesataren aktuale, ne thjesht nuk do t’i arrijmë. Ne duhet të luajmë pothuajse në mënyrë perfekte dhe të shpresojmë që ata të humbasin pikë”, tha Guardiola për “BBC”.

 

Guardiola vuri në dukje se pavarësisht një barazimi pa gola kundër Njukaswllit, më 3 janar, “Topçinjtë” dukeshin të mrekullueshëm. Aktualisht “qytetarët” janë 5 pikë pas Arsenalit.

LEXO EDHE:

Back to top button