Guardiola tregon se a do të luajë Erling Halandi kundër Liverpullit

Premier Liga i rikthehet sot aksionit, ku xhiron e 29 do ta hap super derbi mes Man. Sitit dhe Liverpulit. Kampioni anglez e pret Liverpulin në ‘Etihad’. me fillim nga ora 13:30. Para ndeshjes së rëndësishme po ka shqetësime në kampin e ‘Qytetarëve”, pasi që thuhet se Erling Haaland mund të mos jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi në muskul. Mungesat e Sitit do të jenë Benjamin Mendi dhe Fil Foden, ku ky i fundit iu desh t’i nënshtrohet një operimi për shkak të problemeve me apendiksin.
Guardiola në konferencën për media ka zbuluar nëse Siti pret që Haaland të jetë i gatshëm kundër Liverpulit.
“Erling është duke u rikuperuar, do të shohim se si ndjehet ai në stërvitjen e fundit. Do ta shohim këtë pasdite. E shohim sot, në fund mjekët dhe lojtari do të vendosin se si ndjehet ai. Unë fola me të, ai është mirë. Mbetet të shihet. Jeta është rrezik në këtë fazë, ne duhet ta marrim atë”, tha Guardiola.
Siti përballet me Liverpulin me fillim në orën 13:30 në stadiumin ‘Etihad”.