Guardiola zbuloi se si ka motivuar futbollistët në zhveshtore

Man. Siti fitoi me rezultat 2-1 ndaj Paris Sen Zherment në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjes, Pep Guardiola theksoi se nuk ishte aspak e lehtë të luash kundër një skuadre sikurse PSZH.

 

“Në filluam mirë minutat e parë, mirëpo pastaj pranuam një gol. Nuk luajtëm në mënyrën më të mirë të duhur në pjesën e parë, por asnjëherë nuk është lehtë të luash ndaj PSG-së. Ju nuk mund të humbisni topin ndaj një kundërshtari të tillë, Neymar, Di Maria ose Mbappe do të jenë gjithmonë aty për të rrezikuar portën”, shtoi ai.

 

Guardiola vlerësoi se skuadra e tij ishte më mirë në posedimin e topit dhe tregoi se çfarë u tha atyre në dhomat e zhveshjes.

“Luani futboll, tregoni personalitet, nëse humbasim, humbasim. Duhet të jemi vetvetja”, u ka thënë lojtarëve spanjolli.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Etihad”.

LEXO EDHE:

Back to top button