Gudmundson largohet nga Xhenoa, kërkon sfida të reja në Premier Ligë

Albert Gudmundsson është padyshim një nga pikat më të forta të Xhenoas së Alberto Xhilardinjos, e cila siguroi mbijetesën në Serinë A disa javë para fundit të kampionatit.

Sulmuesi 27-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, në Itali dhe jo vetëm, teksa presidenti i ligurëve, Alberto Zangrillo ka pranuar se mbajtja e tij në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm duket një mision i pamundur.

“Gudmundsson ka shumë ambicie dhe ëndrra në këtë sport, të cilat ne nuk mund t’ia ushqejmë dot, ndaj duhet t’’i plotësojmë dëshirën, për ta lënë t’i ndjekë ato diku tjetër. Ka oferta të shumta, por me këto merret drejtori sportiv. Mund t’u them se ne po punojmë për të gjetur një marrëveshje që do t’i kënaqë të gjithë palët e përfshira”, tha presidenti i kuqebluve.

Media në Itali raporton se Interi ka arritur një marrëveshje paraprake me Xhenoan për transferimin e Gudmundsonit, por vetë islandezi ka deklaruar se preferon më së shumti një eksperiencë në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button