Guler: Holanda një oponent i vështirë, por ne kërkojmë raundin tjetër

Arda Guler, sulmuesi i Turqisë, që po bën një paraqitje të shkëlquer në “Euro 2024”, përgatitet për ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës. Në raundin e 1/8-ave, skuadra ballkanase eliminoi Austrinë (fitoi 2-1), që ishte favorite. Duke folur për UEFA për këtë paraqitje të Turqisë në Europian, sulmuesi 19-vjeçar i Real Madrid shprehu mirënjohje për kolegun e skuadrës.
“Merih na dha kualifikimin. Ai shënoi dy gola të bukur, goli i dytë erdhi falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë. Të japësh krosime të tilla duke synuar kokën e tij është e lehtë…”.
Kundër Austrisë, edhe Guler ishte protagonist me një assist.
“Jam shumë i lumtur që kam dhënë asistimin tim të parë, pasi shënova edhe golin e parë në turne. Gjithsesi, më e rëndësishmja është fitorja e ekipit, por jam shumë i lumtur që kam kontribuar”.
“Çerekfinalet?
Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Berlin para tifozëve tanë. Holanda do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë në forcat tona dhe duam të shkojmë në raundin tjetër”, tha Arda Guler.