Haaland, më shpejt deri te 20 gola në Champions

Erling Haland vazhdon të regjistrojë rekord pas rekordi në një karrierë mbresëlënëse me shumë ekspertë që e vlerësojnë si sulmuesin më të mirë që do të shohë futbolli botëror në 10 vitet e ardhshme.

 

 

Me dy golat e tij ndaj Seviljes, ai arriti kuotën e 20 rrjetave të tundura në këtë turne, një rezultat mbresëlënës që e bën që tani një nga sulmuesit më të mirë të historisë së turneut edhe pse ka vetëm dy edicione të luajtura. Për Haland kjo ishte ndeshja e 14 në Ligën e Kampioneve e kjo nënkuptonte se përveçse u bë lojtari më moshën më të re që arriti këtë shifër, ai u bë edhe futbollisti të cilit iu deshën më pak ndeshje për ta bërë një gjë të tillë.

Për të kuptuar se çfarë standardi ka vendosur, mjafton të shohësh se rekordin e mëparshëm e mbante Herri Kejn, i cili arriti kuotën e 20 golave pasi kishte luajtur 24 ndeshje në këtë aktivitet. Një diferencë e frikshme prej 10 golash, që lë shumë pas edhe emra të tjerë të njohur që kishin arritur shpejt këtë shifër si Del Piero (26), Van Nistelroi (27) apo Inzagi (28). /vipsport.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button