Haaland: Ndaj Inter do të luajmë në stilin tonë

Erling Haaland i mjaftoi vetëm 1 sezon me fanellën e “qytetarëve” për t’u konsideruar si lojtari më i mirë jo vetëm në Premier Ligw, por edhe në botë, me 22-vjeçarin që ka shënuar plot 52 gola dhe ka dhuruar 9 asistime në 51 ndeshjet e realizuara deri më tani me “blutë” e Manchester.

“Ishte një sezon i mirë për mua. Në fakt, nuk prisja një ecuri të tillë, kam bërë më mirë seç e kisha menduar. Kam menduar vetëm për ndeshjen e radhës ashtu siç kërkon edhe Guardiola, pasi nuk më pëlqen të mendoj shumë për të shkuarën apo për të ardhmen. Është e paimagjinueshme ajo çfarë arritëm me City-n pasi ishim për shumë pikë pas Arsenal. Në fund, titulli kishte një shije të mrekullueshme.

 

Tani kemi para edhe dy finale të tjera dhe duhet të mbetemi të fokusuar pavarësisht triumfit në Premier League. Do të bëj gjithçka që të dalim me tituj nga finalet. Është ndjesi e mirë që jemi favoritë ndaj Interit sepse kjo do të thotë se kemi kualitete. Duhet të sulmojmë në mënyrën tonë, të luajmë në stilin tonë dhe në fund ta shohim kush fiton”,- u shpreh “roboti” i Guardiolas, pas marrjes së çmimit. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button