“Haas” heq sponsorin rus nga makina e saj në Formula 1

Pas skuadrës gjermane të futbollit “Shalke 04”, që ndërpreu marrëdhënien me sponsorin rus “Gazprom”, duke e hequr nga fanellat e saj, edhe makina amerikane “Haas”, që garon në Formula 1, ka hequr sponsorin e saj kryesor “Uralkali” (sponsor rus) nga makina.

Një vendim që erdhi pas sulmit që Rusia i bëri Ukrainës. “Haas” është një makinë amerikane, por që ka si pilot rusin Nikita Mazepin dhe sponsor kryesor “Uralkali”. Makina ka hequr emrin e sponsorit rus si dhe ngjyrat e flamurit rus, që ishin në pjesën e përparme. Në testet që po zhvillohen në Barcelonë, makina amerikane ka ndryshuar “look”-un gjatë ditës së fundit, duke qenë tërësisht e bardhë.

Ndërkohë, Formula 1 nuk ka marrë ende asnjë vendim në lidhje me garën e Soçi, që në kalendar është në shtator.

“Po monitorojmë situatën në Rusi nga afër dhe po ndjekim zhvillimet aty. Nuk kemi komente në lidhje me garën e Soçin që do të zhvillohet në shtator”, thonë nga Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button