“Haas” largon pilotin rus Nikita Mazepin

Skuadra amerikane në Formula 1, “Haas” ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me sponsorin kryesor, kompaninë ruse “Urallkali”, por edhe të largojë pilotin rus, Nikita Mazepin. “Skuadra Haas, ndërpren kontratën me sponsorin ‘Urallkali’ dhe piotin Nikita Mazepin. Ekipi ynë është shokuar dhe ndjen keqardhje për invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës,” thuhet në kumtesën e skuadrës amerikane. Zëvëndësimi i Mazepinit do të jetë Pietro Fitipalldi, i cili vite më radhë është edhe pilot testues te skuadra “Haas”. Ai ka shijuar garat në Formula 1, pasi që ishte zëvendësim për Roman Grozhanin, në kohën kur ky i fundit ishte i lënduar. Fitipalldi drejtoi makinën e skuadrës amerikane edhe në testet e fundit të zhvilluara në Barcelonë. /Alsat.mk