“Haas” largon rusin Mazepin dhe angazhon Fitipalldin

Skuadra amerikane e Formula 1, “Haas” ka përjashtuar pilotin rus Nikita Mazepin dhe në vend të tij në sezonin e ri do të garojw Pietro Fitipaldi. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Haas për ndryshimin e pilotwve, pasi agresioni rus në Ukrainë shkaktoi një çmenduri totale ndaj sportistëve rus.

Nikita Mazepin është djali i oligardit rus Dmitry, bosi i “Uralkali”, një prej sponsorëve kryesor të ekipit “Haas”, i cili u largua nga ekipi amerikan, pas testeve të javës së kaluar në Barcelonë.

 

“Haas ka vendosur që Nikita Mazepin të mos vazhdojë me ekipin tonw dhe Pietro Fittipaldi do ta zëvendësojë atë. Njoftimi zyrtar pritet së shpejti, pasi braziliani do të jetë në timonin e makinws “Haas” edhe nw testimet para sezonale në Bahrein.

 

Fillimisht u njoftua se Mazepin nuk do të përjashtohej nga Formula 1 dhe do të voziste si një sportist neutral, si pjesë e sanksioneve të ashpra kundër gjithçkaje ruse, mirë, por me sa duket praktikisht çdo rus do të vuajw në sport, pwr shkak tw pushtimit ushtarak të Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button