“Haas” prezanton makinën e re dhe dy pilotët debutues

Skuadra amerikane “Haas” ka zbuluar makinën e sezonit 2021 të Formula 1. Në makinën e re dominon ngjyrat e flamurit rus (e kuqe, blu, e bardhë), kjo për shkak të njërit prej pilotëve të saj, Dmitri Mazepin. Ky i fundit ka sjellë mjaft sponsorë rus, ndërkohë që piloti tjetër është gjermani Mik Shumaher, djali i Mihael Shumaherit.
Përveç ndryshimit të pamjes së jashtme, makina “Haas” nuk pritet të bëjë ndonjë diferencë të madhe nga ajo e sezonit të kaluar. Makina synon t’i largohet vendit të fundit këtë sezon dhe shpreson te grinta e dy pilotëve të saj, sidomos tek ajo e Mik Shumaherit.
“Dua të shfrytëzoj çdo mundësi që të jep gara për të grumbulluar pikë e fituar përvojë. Nuk më tremb mbiemri Shumaher, përkundrazi, më motivon”, tha mes tjerash Mik.