Hadergjonaj me skuadër të re, sot pritet zyrtarizimi i tij

Florent Hadergjonaj është larguar nga Kasimpasha pas tre viteve qëndrim në Stamboll. Mbrojtësi kosovar mbeti i lirë në fund të sezonit dhe deri tani ka pritur për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Përkundër se kishte oferta të rëndësishme nga Panatinaikos, AEK dhe Olimpiakos, Hadergjonaj ka vendosur të mbetet në Turqi. 29-vjeçari do të mbetet pjesë e Superligës së Turqisë, por jo te Kasimpasha apo ndonjë skuadër tjetër nga Stamboll.

Mbrojtësi dardan karrierën do ta vazhdoj te Alaniaspor ku tanimë ka arritur marrëveshje dhe sot pritet zyrtarizimi i tij. Detajet e kontratës do të bëhen publike më vonë, derisa Hadergjonaj pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te skuadra e re. Te Alaniaspor, Hadergjonaj do ta gjej bashkëkombësin e tij Fidan Aliti i cilii iu bashkua kësaj skuadre gjatë verës.

LEXO EDHE:

Back to top button