Në derën e një gjykate në Turqi janë dy papagaj. Ata do të dëshmojnë në një gjyq divorci që do të mbahet në Stamboll.
Avokati i burrit protagonist të kësaj historie ka kërkuar që papagajtë të jenë të pranishëm në gjyq. Ishin pikërisht fjalët e tyre: “Hajde në shtëpi, se iku burri”, që e bënë të zbulonte tradhtinë e gruas.
Po a do të jetë në gjendje të provojë tradhtinë bashkëshortore vetëm me fjalën e papagajve? A do ta ndihmojnë ata apo do ta lënë në baltë? Fjala e fundit i takon gjyqtarit.








