Hajduku po e rikthen në shtëpi një tjetër yll të madh të Kroacisë
Ish-lojtari i kombëtares kroate, Ante Rebiq është afër Hajdukut dhe duket se transferimi është një punë e përfunduar. Lajmi që përflitet prej dhjetë ditësh në Split dhe rreth klubit tashmë po shkon drejt realizimit. Negociatat e lojtarit, i cili është pa klub pas largimit nga Besiktasi dhe për këtë arsye nuk kërkon dëmshpërblim dhe Hajduku janë konkretizuar.
Hajduku po e zëvendëson të larguarin Ivan Perishiç me Ante Rebiç, një tjetër futbollist i madh që ka lënë gjurmë në top ligat evropiane dhe me Kombëtaren e Kroacisë. Në kontratën me Hajdukun ai kishte një klauzolë sipas së cilës mund të largohet nga 29 gushti deri më 5 shtator për vetëm 200 mijë euro.
Për këtë arsye Hajduk ka nisur më herët negociatat me Rebiçin, për të gjetur në kohë një zëvendësues për Perishiçin 30-vjeçari Rebiç është i lindur në Split, por ai kurrë më parë nuk ka luajtur për Hajdukun. Sulmuesi kroat karrierën e ka nisur te RNK Split dhe si adoleshent në vitin 2013 u shit te Fiorentina për 4,5 milionë euro.
Ai gjatë 11 viteve jashtë Kroacisë ka luajtur për skuadra si: Fiorentina, RB Leipzig, Verona, Aintraht Frankurt, Milan dhe së fundmi Beshiktash.