Hajdutët në shtëpinë e Pogba-s, derisa fëmijët e tij ishin në gjumë!

Poll Pogba ka njoftuar mbrëmë në rrjetet sociale se shtëpia e tij është grabitur nga autorë të panjohur derisa dy fëmijët e tij po flinin në dhomën e tyre dhe ai ishte duke luajtur në ndeshjen mes Mançester Junajted dhe Atletiko Madrid, në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Francezi është i neveritur nga kjo ngjarje dhe e ka quajtur makth në reagimin e tij në rrjetet sociale. Ai ka vënë edhe një shpërblim monetar, nëse dikush ka informacion për autorët.

 

“Mbrëmë makthi më i madh i familjes sime u bë realitet, kur shtëpia jonë u plaçkit. Dhe u plaçkit derisa dy fëmijët tanë po flinin në dhomën e tyre. Hajdutët ishin në shtëpinë tonë për më pak se pesë minuta dhe gjatë kësaj kohe na morën diçka shumë më të rëndësishme, çfarëdo që kemi në shtëpi … ndjenjën tonë të sigurisë dhe sigurisë. Kjo ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, sepse hajdutët e dinin që nuk do të ishim në shtëpi. Unë dhe gruaja ime nxituam në shtëpi pa e ditur nëse fëmijët tanë ishin të sigurt dhe të padëmtuar”, ka shkruar futbollisti.

LEXO EDHE:

Back to top button