Hajrullai nuk e komenton tërheqjen e Fetait dhe Rustemit nga gara për Shef të Prokurorisë së Lartë Publike

Hajrullai nuk e komenton tërheqjen e Fetait dhe Rustemit nga gara për Shef të Prokurorisë së Lartë Publike

Ushtruesi i detyrës shef i Prokurorisë së lartë, Mustafa Hajrullai nuk dëshiron të komentoj vendimin e kolegëve të tij Fatime Fetai dhe Burim Rhustemi, të cilët i tërhoqën kandidaturat e tyre për shef të kësaj prokurorie, duke lënë Hajrullain si kandidat i vetëm për këtë funksion. I pyetur në emisionin “360 Gradë” në Alsat, se vallë vendimi i kolegëve të tij mund të ketë prapavijë politike, Hajrullai thotë:

“Nuk besoj. Nuk do të duhej, Asnjëherë se kemi hapur një temë të këtillë dhe asnjëherë nuk kemi biseduar për atë se pse u tërhoqën nga gara. Në rast se ata nuk e shohin të arsyeshme që të flasin për këtë, do të ishte shumë joprofesionale dhe jo etike nga ana ime që t’i pyes se pse u tërhoqën. Në fund të fundit, ato janë vendime të tyre. Unë nuk do të komentoj vendimet personale të dikujt”, tha Hajrullai. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button