Hakan Çalhanoglu, gati për hakmarrjen e Interit!

Në prag të derbit të së dielës, trajneri Simone Inzagi ka marrë sinjale shumë pozitive nga lojtarët e tij. Hakan Çalhanoglu, Françesko Açerbi dhe Mehdi Taremi janë stërvitur me të gjithë skuadrën dhe janë të tre të rikuperuar dhe të grumbulluar për duelin kundër kuqezinjve.

Pavarësisht rritjes konstante që kanë treguar Asllani me Zielinksin, Çalha nuk ka një zëvendësues të mirëfilltë dhe kur ai është në fushën e lojës Interi xhiron më mirë. Sigurisht që është një rrezik që duhet ta marrë përsipër ai bashkë me trajnerin, por sot që flasim është favoriti. Ai do të jetë ekstra i motivuar për t’u hakmarrë ndaj ish-skuadrës së tij. Ndërkohë që Açerbi duket se do ta ketë të vështirë që të luajë si titullar nisur nga fakti që nuk e prek fushën prej nëntorit dhe De Vraj ka bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Bastoni dhe Pavard do të formojnë treshen e mbrojtjes, ndërsa Dumfris dhe Dimarko nga krahët. Çalha do të ketë Barelën dhe Mkitarianin në repartin e tij, ndërsa në sulm nuk preket dyshja Turam-Lautaro.

Interi vjen në këtë derbi më i motivuar se kurrë sepse ka humbur 2 të fundit, një në kampionat dhe finalen e Superkupës. Kjo e fundit ishte shokuese sepse nga fitorja 2-0 e panë veten 3- 2 në fund. E dinë shumë mirë që Milani është një rival që mund të hapë punë dhe për më tepër në kampionat nuk falen më hapat e gabuar. Napoli është duke bërë një ecuri të çmendur dhe nuk po ndalet, prandaj Interi e ka për detyrë që të mos gabojë asnjë ndeshje me misionin për të parakaluar Antonio Konten.

LEXO EDHE:

Back to top button