Haland: Jam gati t’i fal të gjitha golat për të fituar tripletën

Erling Haaland këmbëngul se do të ndërronte të 51 golat që ka shënuar gjatë këtij sezoni me Man. Sitin në këmbim të fitimit të tripletës. Sulmuesi shënoi sërish teksa Siti shkatërroi 3-0 Uest Hemin për të shkuar një pikë mbi Arsenalin në renditjen e Premier Ligws.

Siti do të përballet gjithashtu me Real Madridin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve këtë muaj dhe do të luajë me Man. Junajtedin në finalen e FA Cup në “Uembli” në qershor, që do të thotë se ata po i afrohen një triumfi të trefishtë këtë sezon.

“Të gjithë e dinë se është e mundur t’i fitojmë të tri trofetë, por ne nuk mund të mendojmë për finalen e FA Cup tani kur luajmë me Lidsin për tre ditë. Sapo vendosa një rekord dhe një moment i veçantë për mua, por jam gati t’i fal të gjitha golat për të fituar tripletën. Fitorja e ndeshjes dhe rikthimi në krye të Premier është e rëndësishme. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për këto rekorde ose do të bëhem i çmendur në kokën time. Tani është koha për të pushuar pak dhe për të menduar për ndeshjen e radhës dhe të shohim se deri ku mund të arrijmë”, tha Haaland.

LEXO EDHE:

Back to top button