Haland, kërcënon golashënuesit legjendar në Ligën e Kampionëve

Erling Haland e ka kthyer Ligën e Kampioneve në turneun e tij të preferuar. Me dy golat e fundit, sulmuesi norvegjez arriti kuotën e 39 të tillëve në Ligën e Kampionëve, në vetëm 34 ndeshje të luajtura në këtë turne. Kjo është padyshim një mesatare e çmendur që kalon një gol për ndeshje, si askush tjetër mes atyre që kanë shënuar të paktën 25 gola në një turne të tillë.

Që tani ai është golashënuesi i 20 më i mirë i të gjitha kohëve i turneut më të famshëm për klube në Europë, teksa shumë shpejt mund të ngjitë hapa të tjerë në këtë klasifikim. Kjo, pasi përpara ka emra si Aguero me 41 gola, Del Piero me 42, Nejmar me 43, Drogba me 44 apo Inzagi e Euzebio me 46 që kanë mbyllur hesapet e tyre me Ligën e Kampioneve.

Padyshim shifra mbresëlënëse për sulmuesin norvegjez i cili praktikisht ka thyer pjesën më të madhe të rekordeve të golashënuesve të këtij turneu që kur zbriti në fushë për herë të parë në skenën më të rëndësishme dhe vishte fanellën e Salzburgut.

LEXO EDHE:

Back to top button