Haland: Ndryshuam lojën tonë falë këshillave të Guardiolës

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ishte një nga protagonistët e fitores së Man. Sitit ndaj Arsenal (3-1), duke realizuar golin e tretë për kampionët e Premier Ligë. Tashmë të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në krye të renditjes. Për sulmuesin e Sitit, që kryeson renditjen e golashënuesve, kjo fitore kishte shumë vlera.

“Man. Siti është skuadra kampione në fuqi në Angli dhe pas kësaj fitoreje e konfirmuam këtë gjë. Në pushimin e ndeshjes bëmë disa modifikime në lojën tonë falë këshillave të Pep. Kemi një ekip me shumë kualitete, por na duhet të luajmë më shpesh në këto nivele,” tha për “Sky Sports”, sulmuesi i Sitit.

 

“Jam shumë krenar për skuadrën dhe atë që realizuam ndaj Arsenalit, pasi kanë konfimuar deri më tani se janë skuadra më e mirë. Ndaj tyre bëmë një ndeshje fantastike dhe morën 3 pikë të rëndësishme. Tani jemi sërish në garë për titullin. jam i lumtur për golin, fitoren me gjithçka”, tha Haaland.

LEXO EDHE:

Back to top button