Hamilton dekorohet nga Mbretëresha Elizabet

Kampioni i botës në Formula 1, Luis Hamilton, do të dekorohet me urdhërin e “Knighthood” nga Mbretëresha Elizabeth, në ceremoninë e fundvitit. Piloti 35 vjeçar u bë kampion për herën e shtatë në garën e fundit në “Turkish Grand Prix”, ku barazoi rekordin e legjendarit Mihael Shumaher.

Si çdokush, unë jam rritur me adhurimin ndaj Mbretëreshës dhe Familjes Mbretërore. Jam i nderuar që do të paraqitëm para saj, do të jetë një nga ditët e mija më të lumtura”, deklaroi Hamilton.

Britaniku do t’i bashkohet figurave të shquara që janë dekoruar më parë si: Mo Farah, Endi Marej dhe Alastair Kok.

LEXO EDHE:

Back to top button