Hamilton: Po mos të ishte incidenti, ndoshta kisha fituar garën

Skuadra kampione e botës në Formula 1, bëri një paraqitje të mire gjatë ditës së diel në garën e zhvilluar në pistën e Montmelo (Barcelonë). Vendi i tretë i arritur nga Xherxh Rasell dhe rikuperimi që Luis Hamilton bëri në këtë garë, janë treguar se modifikimet e paraqitura janë të efektshme.

Piloti britanik Luis Hamilton, 7 herë kampion bote, kishte një garë të vështirë, pasi që në xhiron e parë pati një kontakt dhe zbriti në vendin e fundit. Më pas, ai arriti të rikuperojë deri në vendin e pestë.

“Jam i kënaqur për këtë rikuperim dhe kjo tregon se puna e kryer është fantastike. Nuk u dorëzova kurrë dhe kjo garë tregoi se jemi pranë Ferrari e Red Bull. Duke parë problemet e të tjerëve, nëse nuk do të kisha patur natë incident në fillimin e garës mund të dueloja për fitore. Jam i bindur për këtë gjë, pasi makina ishte e shpejtë. Tashmë duhet rikonfirmim në garën e radhës”, tha Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button